Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastërës.

Një banesë është përfshirë nga flakët duke u djegur plotësisht.
Deri tani nuk raportohet për lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.

Sipas raportimeve, dyshohet se shkak i kësaj ngjarje është bërë një shkëndijë elektrike në momentin që familja ishte duke gatuar fasule.

Mësohet se banesa i përkiste një familje të komunitetit rom, të cilët tashmë kanë mbetur në qiell të hapur.
Policia ndodhet në vendngjarje për të vijuar hetimet e mëtejshme.

Artikulli paraprakDALIN EMRAT E KANDIDATËVE PER ILD , MES TYRE ISH-KRYETARJA E KQZ-SË
Artikulli tjetërHAHN MBËSHTET TË DREJTËN PËR TË PROTESTUAR: BE DËNON DHUNËN