Në mjediset e medresesë së djemve “Haxhi Sheh Shamia” në qytetin e Shkodrës në bashkëpunim me Myftininë Shkodër, është zhvilluar sot promovimi i librit të parë i teologut Besim Barbullushi, imam i xhamisë së Rusit i titulluar “Familja dhe edukata familjare e Muhamedit (a.s)”. Kryefjala e këtij botimi autori thotë se është rëndësia që duhet të ketë familja në jetë.

I pranishëm ishte edhe myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari, i cili u shpreh se mesazhi që përcjellë autori përmes librit është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë.

Drejtori i Medresesë “ Haxhi Sheh Shamia” Kujtim Dervishi, foli për rëndësinë e këtij botimi.

Në përfundim të aktivitetit të gjithë të pranishmëve ju dhurua libri “Familja dhe edukata familjare e Muhamedit (a.s)”.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, ZBUKURIMET NË QYTET DHE FSHATRA
Artikulli tjetërOPERACION KUNDËR LOJËRAVE TË FATIT, ARRESTOHEN DHE PROCEDOHEN 8 PERSONA