Edhe për banorët e zonës kjo mbetet një problem shqetësues. Ata thonë se edhe institucionet duhet të bëjnë punën e tyre por edhe vetë banorët duhet të jenë më të ndërgjegjshëm.
Lagjia Tepe prej kohësh vijon të mbetet një zonë problematike sa I përket mbetjeve.Pastrimi I tyre mbetet një sfidë më vete dhe banorët janë të detyruar të bashkëjetojnë mes mbeturinava dhe aromës së keqe që ato lëshojnë.