Në lagjen Tepe të qytetit të Shkodërs, mirëmbajtja e kontenierëve të mbeturinave është kthyer në një çështje diskutimi. Banorët bëjnë të ditur se ka prej atyre që vazhdimisht lëvzinin kontenierët nga vendi ku I ka vendosur Bashkia dhe I zhvendosin përballë shtëpive, një një zonë tjetër më të populluar.

Janë vetë banorët e zonës ato të cilët tregojnë se është edhe e pafalshme që komshinjtë e tyre përveçse t’I zhvendosin, edhe t’I hedhin mbetjejt inerte e urbane vend e pa vend.

Ndërkohë, pastrimi I kanalit kullues në këtë lagje për herë të fundit ka qenë 4 apo 5 vjet më parë. Banorët tregojnë se mbetet një problematikë e cila nukgjen zgjidhje prej kohësh.
Shpesh herë, banorët e lagjes Tepe përmes kronikave të ndryshme kanë bërë të ditur se pastrami I këtij kanali kullues është një nevojë e cila duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme nga ana e insitucioneve përgjegjëse.

Deri më tani ato janë angazhuar me iniciativën e tyre në pastrimin e mbeturianev pranë dyerve të shtëpive apo edhe me pastrimin e kanalit kullues ku janë depozituar përveç bimësisë edhe kafshë të ngrodhura dhe mebtje të tjera

Artikulli paraprakNË PRANGA SHKODRANI, U KAP DUKE SHITUR KOKAINË
Artikulli tjetërSHKODËR, “TË RINJTË PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË SHQIPËRI”