NJË GRUMBULLI MBETURINASH PLASTIKE NË LAGJEN “TEPE” NË QYTETIN E SHKODRËS U ËSHTË VËNË FLAKA GJATË MËNGJESIT TË SOTËM. NË KËTË ZONË PREJ VITESH DEPOZITOHEN MBETURINA NGA MË TË NDRYSHMET,
TË CILAT SHKAKTOJNË JO PAK DËME MJEDISORE APO EDHE NË PËRHAPJEN E SËMUNDJEVE. DEPOZITIMI PREJ VITESH I MBETJEVE URBANE NË KËTË ZONË DHE FAKTI QË PREJ VITESH NUK PASTROHEN DUKET TË KENË QENË ARSYET E ZJARRËVENIES.
ALARMANTE PARAQITET SITUATA, KUR QYTETARË TË NDRYSHËM KRYEJNË AKTE TË TILLA PAPËRGJEGJSHMËRIE DUKE MOS MARRË PARASYSH EDHE PËRHAPJEN E FLAKËVE TË ZJARRIT NË FAQEN E MALIT.