Në lagjen Tepe në periferi të qytetit të Shkodrës, ujërat e zeza derdhen në kanalet buzë rrugës të cilat janë të ndërtuara ngjitur me dyert e shtëpive. Një fenomen I tillë është prezent prej vitesh. Situata përkeqësohet vazhdimisht në sezonin e verës, ku temperaturat rriten dhe era e rëndë e ujërave të zeza shoqëron kalimtarët gjatë gjithë rrugës.

Banorët shprehen se shkak ëshët bërë mungesa e një rrjeti të mirëfilltë kanalizimesh.

Banorët e kësaj zone shprehen se janë vetë banorët që derdhin këto ujëra në kanalet anësorë të rrugës pasi institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërtuar sistemin e nevojshëm të kanalizimeve.

Mungesa e një rrjeti kanalizimesh për ujërat e zeza ka bërë që banorët të vuajnë prej shumë vitesh . Pavarësisht apelit të bërë drejt institucioneve përgjegjëse, banorët e lagjes Tepe nuk kanë marrë asnjë përgjigje për zgjidhjen e këtij problemi.

Artikulli paraprakSHKODËR, ADEMI: RAMA DHE BANDAT E TIJ NUK IA DALIN
Artikulli tjetërQYTETARËT: TË DEZINFEKTOHET PEDONALJA E MOLOS