Edhe dy futbollistë të tjerë i janë shtuar organikës së Tërbunit. Bëhet fjalë për sulmuesin Enzo Malindi dhe mesfushorin Gentian Manuka. Të dy ata kanë arritur akordin me administratorin Frroku dhe për këtë arsye tashmë do të jenë në dispozicion të trajnerit Nikaj për procesin stërvitor. Ardhja e këtyre dy futbollistë me eksperiencë nga Superliga, kuptohet që do të jetë një plus për pukjanët, që kanë nevojë për lojtarë të tillë.

Malindi në repartin e sulmit mbush një boshllëk jo të vogël që është krijuar, ndërsa Manuka mbetet një alternativë shumë serioze, si për mesfushën, por edhe për mbrojtjen. Me lëvizjet e bëra deri më tani, Tërbuni është përforcuar ndjeshëm, megjithatë, ende nuk është krejt i plotë. Stafi teknik kërkon medoemos edhe një sulmues cilësor dhe kontaktet janë me disa të tillë, megjithatë, ende nuk është konkretizuar me ndonjërin prej tyre, teksa janë përmendur emrat e Bushiç, Hajdarit e ndonjë tjetër. Debutuesit e Superligës e kanë nisur me vonesë disi merkaton, por brenda pak ditësh kanë arritur të realizohen disa afrime të rëndësishme lojtarësh. Ndoshta nuk janë emra “big”, por janë lojtarë të kërkuar nga ana e trajnerit dhe që sakrifikojnë për skuadrën dhe me këtë karakter ata do të nisin misionin e qëndrimit në Superligë në këtë sezon.

Artikulli paraprakFAZA PËRGATITORE, VLLAZNIA DREJT MALIT TË ZI
Artikulli tjetërVIKTOR POPAJ NË FUND TË MANDATIT SI KRYETAR I KOMUNES