Edhe pse nisën përgatitjet me vonesë, te Tërbuni kanë avancuar së tepërmi me merkaton. Ata kanë afruar lojtarë cilësorë në kohë rekord dhe kanë firmosur disa kontrata. Madje, ka edhe të tjerë që janë në provë dhe e ardhmja e tyre vendoset brenda kësaj jave që do të nisë nesër. 

Në 6 ditët në vijim trajneri Samuel Nikaj do të provojë disa futbollistë të ardhur për provë te pukjanët dhe më pas do të japë vendimin final për të ardhmen e tyre. Pritet të ketë largime, por edhe afrime. Tërbunit i nevojiten minimalisht katër futbollist, nga një në çdo repart, sipas burimeve të klubit. Brenda javës në vijim do të ketë zhvillime dhe do të bëhen me dije futbollistët që preferohen. Deri më sot, krahas lojtarëve që kanë kontratë që nga sezoni i shkuar, kanë firmosur edhe 8 futbollistë cilësorë si: Brahja, Sulollari, Lala, Gërxho, Tushe, Karapici, Gava, Rexha. Në vijim pritet që të hedhin firmën futbollistë të tjerë, ku kërkesat janë Gocaj, Sykaj, Hajdari dhe Bushiç.

Artikulli paraprakINCIDENT NË URGJENCËN E SPITALIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, BASHKËPUNIMI PS – LSI SOLLI FITOREN