Tërbuni ia ka dalë të marrë një tjetër trepikësh pas atij ndaj Basanias javën e kaluar. Pukjanët fituan një tjetër “derbi” të qarkut, duke triumfuar këtë herë ndaj Veleçikut me rezultatin e ngushtë 1-0. Kjo ndeshje u shoqërua me jo pak polemika nga koplikasit, të cilët kishin kontestimet e tyre për arbitrin e këtij dueli. Arbitri i takimit, përveç penalltisë, ndëshkoi Veleçikun me dy kartonë të kuq, duke e lënë me nëntë futbollistë në fushën e lojës. Sa i takon kronologjisë së ndeshjes, në minutën e 75-të, Kaçubela shënoi për Tërbunin nga pika e bardhë, teksa ky gol i mjaftoi pukjanëve për të marrë një trepikësh me shumë vlerë. Pas ndeshjes, trajneri Sinan Bardhi dhe dy futbollistët e pukjanëve, Vildan Kaçubela dhe Klesti Troshani, ishin të lumtur me fitoren ndaj Veleçikut.

Në këtë mënyrë, Tërbuni merr tre pikë me shumë vlerë, teksa tashmë pukjanët janë ngjitur në kuotën e tetë pikëve dhe mbajnë vendin e tretë në renditje. Ndërkohë që, koplikasit mbesin me gjashtë pikë në vendin e pestë aktualisht.

Artikulli paraprakBASANIA FITON NDAJ GRAMSHIT
Artikulli tjetërKOMAN, JA SI SHPËTUAN TURISTËT GJERMAN