Tërbuni ka arritur të marrë një tjetër fitore në kampionat. Ekipi pukjan arriti të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Murlanit, në ndeshjen e luajtur në Barbullush, e vlefshme për javën e fundit të fazës së parë të kampionatit. Kapiteni Vildan Kaçubela ishte ai i cili hapi serinë e golave të kësaj ndeshje. Shtatë minuta më vonë, pukjanët dyfishojnë shifrat me Longe. Megjithatë, në minutën e 16-të, Çokaj rihap ndeshjen, duke shënuar për ekipin e Murlanit dhe pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin e ngushtë 2-1 në favor të miqve. Në të dytën, Kaçubela do të shënonte edhe golin e tretë dhe të dytin personal, duke fiksuar në këtë mënyrë rezultatin final të ndeshjes me fitoren 3-1 të ekipit të Tërbunit.

Me këtë trepikësh, Tërbuni është ngjitur në kuotën e 20-pikëve, duke kaluar Besëlidhjen në renditjen dhe duke u pozicionuar në vendin e katërt, ndërsa Murlani mbetet me vetëm një pikë në vendin e fundit.

Artikulli paraprakPARTIZANI-VLLAZNIA, BRDARIÇ: 100% PËR FITORE
Artikulli tjetërKTHIMI I PARAVE PROFESIONISTËVE TË LIRË, ALIBEAJ DEL KUNDËR PROPOZIMIT TË MINISTRIT MALAJ