E nisi rreth 5 dekada më parë e që prej asaj kohe nuk i është ndarë zanatit, ndonëse ka dalë në pension.Tereza Leka nga Mirdita, avolzhon elektromotorra të të gjitha llojeve dhe është ndër te vetmet mjeshtre të këtij zanati sa të vështire aq edhe të lodhshem.65-vjeçaren, e gjejmë duke punuar në repartin e saj të vogel në qytetin e Rrëshenit, ndërsa tregon se e nisi punen sapo mbaroj shkollen elektrike në Shkoder.
Pavarësisht veshtiresive, pasioni dhe përkushtimi e ka bërë që të mos dështojë asnjeherë në punen e saj të cilen vazhdon ta ushtrojë më shumë nga kërkesa për tju shërbyer njerezve sesa përfitimi ekonomik.
Në një kohë që të rinjtë po largohen gjithnjë e më shumë nga zanatet, Tereza Leka ka një apel për ta.
Tereze Leka nga Mirdita është shembulli më pozitiv i gruas punëtore, që duhet të ndiqet dhe përcjelle tek brezat të cilët po e shohin të ardhmen larg vendit të tyre.