Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pak ditë më parë bëri të ditur një tërheqje nga projekti i Balkanit të Hapur, një deklaratë që nuk pritej. Turqia, si një shtet që fillimisht e mbështeti këtë projekt pas kësaj deklarate të kreut të qeverisë nuk e ka ende një qëndrim.

Ambasadori i Turqisë në Shqipërisë Tayyar Atay, nga Shkodra thotë se shteti turk do të ketë një qëndrim pasi çështja e Balkanit të Hapur pas tërheqjes së kreut të qeverisë shqiptare të diskutohet përbrenda vendit tone.

Turqia thotë ambasadori turk nuk është ende e qartë nëse projekti i Balkanit të Hapur duhet që të ndërpritet apo të vazhdojë misionin deri në fund.Ajo që kërkon Turqia është stabiliteti mes shteteve të Balkanit.

Balkani i Hapur pritej që të hapte kufijtë mes Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe mbase edhe Malit të Zi, projekt që shteti shqiptar i Kosovës e refuzoi që në ditën e parë. Kur pritej përfundimi i këtij projekti, kryeministri Rama deklaroi tërheqjen nga Balkani i Hapur duke thënë se do vijojë të mbështesë Procesin e Berlinit për zgjerimin e Balkanit, proces të cilin që nga fillimi e mbështet edhe Kosova.

Artikulli paraprakVRASJA E POLICIT XHULIO PRELA NË LEZHË
Artikulli tjetërTURQIA NDIHMON PARAPLEGJIKËT SHKODRAN