Mark Ruçi nuk do të jetë kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14-majit në Bashkinë Mirditë.Ai u tërhoq nga gara dhe do të mbështese kandidatin e opozitës Albert Mëlyshi, i cili garon nën siglen e kualicionit “Bashkë Fitojmë”.Mark Ruçi i cili mban dhe postin e kreut te Partisë Demokratike në Mirditë, e ka paraqitur doreheqjen në Komisionin Qëndror të zgjedhjeve me qëllim që emri i tij të mos figurojë as në fleten e votimit.

Ashtu si edhe në Bashkitë e tjera të Qarkut Lezhë dhe Kurbin, edhe Mirdita tashmë do të ketë vetem 1 kandidat nga opozita për betejen elektorale të 14-majit.Demokratet në të tre bashkitë e qarkut janë bashkuar me kandidatet e kualicionit “Bashkë Fitojmë” të drejtuar nga Sali Berisha, duke lënë menjëanë ndasitë me qëllimin e vetem fitoren e Bashkisë përballë kandidateve të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreut në Lezhë, Majlinda Cares në Kurbin dhe Ndrec Dedës në Mirditë.

Artikulli paraprakPRAG SEZONI TURISTIK NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR NJOFTON SE DJE ËSHTË KRYER SHËRBIMI I PASTRIMIT NË ZONËN TURISTIKE TË THETHIT