Tërhiqet kryeministri dhe kërkon ndjesë për thirrjen drejtuar policëve Rama nga Kuçova deklaroi dje:
I bëj thirrje të gjithë punonjësve të policisë së shtetit në momentin që lënë uniformën pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PSSh. Në 4 vitet e ardhshme ta bëjmë policinë që të jetë në mesataren e policive së BE. Sot përmes një postimi në rrjetin social Kryeministri shkruante: “Ndjesë për zhurmën e krijuar nga thirrja ime për policët. S’ishte aspak qëllimi im çka thonë keqdashësit,por gabimi mbetet imi ” shkruan Rama në një postim në facebook.