Debate në Kuvend lidhur me vendimin e TVSH-së për të mos dhënë sinjal transmetimi për të gjitha mediat private. Kryeministri Rama duke sqaruar situatën duke sqaruar se televizioneve do ti sigurohet sinjali nga Kuvendit, duke mos ia marrë sinjalin TVSH.

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se fshihet pas këtij vendimi, të cilin e quajti “akt të paprecedentë që synon të asfiksojë lirinë e medias” ndërkohë kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili tha se vendi tashmë është kthyer në vitin 1997.

Reagon kryeministri Rama: Si në çdo vend normal, Kuvendi duhet të ketë televizionin e vet, duhet të ketë shërbimin e vetë për të gjithë të interesuarit që ta marrin këtë shërbim. Si në çdo vend normal dhe shtet demokratik, ku në cdo parlament demokratik, ky shërbim jepet nga ekrani i kuvendit është koha që kjo të bëhet edhe në Shqipëri. Si në cdo vend tjetër nuk mund të ketë 25 kamera në sallën e Kuvendit, nuk është nevoja për këtë shpenzime të aktorëve mediatik. Këtu mjafton një regji televizive e Kuvendit dhe kjo regji ia jep atyre që kanë dështirë ta transmetojnë të plotë, të pjeshëm cdo veprimtari të Kuvendit.

Ligji që i imponon TVSH dhënien falas të veprimtarisë së kuvendit është një adoptim në kushtet e demokracisë i një situatë komuniste. Këtu fillion dhe mbaron gjithcka. Kërkesa e tvsh për tua shitur apo imponuar televizioneve private një fature ose dhënien e sinjalit me logon e tvsh është dicka që i takon të shkuarës. Sepse asnjë tv, qoftë publik apo privat nuk mund të ketë këtë ekskluzivitet. Kjo është e thjeshtë mjafton që Kuvendi të marrë nga TVSH për sa kohë të ngrejë infrastrukturën e vetë sa të ngrejë infrastrukturën e vet.

Artikulli paraprakSALI BERISHA THIRRJE MEDIAS: BËNI BLACKOUT QEVERISË
Artikulli tjetërULQINAKU, AKUZA KREUT TË KUVENDIT