Deputetja socialiste Valentina Leskaj nuk do të jetë në listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një prononcim për median nga kryesia e Kuvendit Leskaj e cila në këtë sesion parlamentar ka mbajtur edhe postin e nënkryetares së Parlamentit deklaroi tërheqjen por jo largimin e saj nga Partia Socialiste.

Valentina Leskaj: Unë kam vendosur të mos kandidoj për zgjedhjet e ardhshme. Kjo ka qenë zgjedhja ime e vendosur jo në minutën e fundit dhe natyrisht e diskutuar dhe me Ramën dje në drekë. Është një vendim që e kam marrë unë. Nuk do jem më në parlament. Unë do dëshiroja të zëvendësohesha nga një e re.

Sot në mbrëmje do të mblidhet kryesia e PS-së për të caktuar listën e kandidatëve për deputetë.

Artikulli paraprakBUSHATI KËRKON PRANI TË SHTUAR TË BE-SË NË BALLKANIN PERËNDIMOR
Artikulli tjetërSERBIA HAKMERRET, ANULLON VIZITAT ZYRTARE NË FRANCË