Në prag të stinës se dimrit problemi kryesor për Inspektoriatin e Mjedisit Shkodër mbetet prerja e pyjeve pa kriter duke qene se rriten kërkesat për lende drusore qe përdoret për ngrohje. Kryeinspektorit te mjedisit Edmond Tërthorja ne lidhje me këtë çështje shpjegon marrjen e masave ne funksion te një programi te përcaktuar deri ne fund te vitit.
Terthorja nënvizon se po kontrollohen te gjitha subjektet për respektimin e kontratës gjithashtu dhe akset me masiv pyjor si rruga Shkodër-Dukagjin apo Shkodër Pukë.Terthorja evidenton si problem te pazgjidhur akoma invetarizimin e pyjeve ndërsa jep lajmin se shume shpejt ministria e mjedisit mund te vendose një moratorium për mbrojtjen e pyjeve.Pas përfundimit te këtyre inspektimeve mjaft te nevojshme dhe identifikimit te mundshëm te ndonjë abuzuesi Inspektoriati I Mjedisit siguron se do te ndërmerren masa ndëshkuese.Zgjerimi i hartës se pyjeve qe përdoren për prerje është rritur ndjeshëm kohet e fundit nisur nga nevojat e popullatës, dhe pikërisht ky fakt mund te shtyje Ministrine përkatëse te nxjerre ligjin e moratoriumit për shpëtimin e disa zonave pyjore .Aktualisht ne terren operojnë mbi 13 firma private te cilët kane kontrata te ligjshme për prerjen e lendes drusore kjo ne baze te një grafiku te caktuar.