Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga një tërmet 6 ballë që goditi qytetin Yibin, në Kinë.
Sipas mediave lokale numri i të plagosurve nga tërmeti ka shkuar në 125.
Tërmeti i fuqishëm u shoqërua edhe nga 62 tronditje të tjera më të lehta.
Ministria e Menaxhimit të Emergjencave ka shpallur gjendjen emergjente dhe ka dërguar një ekip pune në zonat e goditura për të dhënë udhëzime.
Po ashtu janë dërguar 5,000 çadra, 10,000 shtretër dhe 20,000 batanije.