Një tërmet 4.6 ballë i shkallën Richter tronditi qytetin verior të Kozanit rreth orës 13:50 të së dielës.
Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të tërmeteve, epiqendra e lëkundjeve ishte 14 km në jug të Kozanit, në qytetin Agrinio, çka ka bërë që tërmeti të ndihej edhe në kufirin mes tre shteteve Shqipëri-Greqi dhe Maqedonia e Veriut.
Nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale. Lëkundjet vijnë pas stuhisë që goditi Halkidikinë dhe la pas shtatë viktima e qindra të plagosur, si dhe zjarreve masive.
Vetëm paraditen e së dielës, në zonën e Lefkadës u raportua për një zjarr të fuqishëm.
Në vendngjarje shkuan 12 zjarrfikës me 6 automjete dhe dy avionë, të cilët vunë në kontroll flakët.