Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Indonezinë, vetëm dy javë pas tërmetit të fundit ku humbën jetën 460 persona.

 

Tërmeti me magnitudë 6.3 goditi ishullin e Lombokut në Indonezi. Lëkudjet sizmike ishin në një thellësi prej 7 kilometra nëntokë.

 

Nuk dihet akoma nëse ka viktima. Banorët thanë dridhjet ishin të forta dhe shumë persona dolën të alarmuar në rrugë duke braktisur shtëpitë.

 

Indonezia është vend që goditet shpesh nga tërmetet sepse shtrihet në “Unazën e Zjarrit”, vijën e tërmeteve të shpeshta dhe shpërthimeve vullkanike që rrethojnë pothuajse të gjithë anët e Paqësorit.

Artikulli paraprakFlet shoferi i kamionit që qëndroi mbi urë: Ishte një mrekulli
Artikulli tjetërRAMA: NË TETOR NIS PUNA PËR BY PASS-in