Australia po përgatitet për një tsunam të fuqishëm pas tërmetit me magnitudë 7.6 që goditi Oqeanin Paqësor në bregun lindor.

Qendra Paralajmëruese e Tsunamit në Paqësor tha se valët mund të godasin zona afër territorit francez të Kaledonisë së Re, rreth 1400 km larg bregut të Australisë.

Tërmeti nënujor u ndje të mërkurën me një thellësi prej 10 km dhe 155 km në juglindje të Ishujve Besnikë jashtë bregut lindor të Kaledonisë së Re.

“Valët e tsunamit që mund të arrijnë 1deri në 3 metra mbi nivelin e valës janë të3 mundshme përgjatë disa brigjeve të Kaledonisë së Re dhe Vanuatit”, parashikoi qendra.

Ndërsa për Zelandën e Re nuk parashikohet një rrezik i ngjashëm sipas Mbrojtjes Civile të Zelandës së Re, raporton Daily Mail.

Artikulli paraprakPREKËSE/ ISH-SENATORI 95-VJEÇAR BOB DOLE NGRIHET NGA KARRIGIA ME RROTA DHE NDERON GEORGE H.W. BUSH
Artikulli tjetërFORBES PUBLIKON LISTËN E 100 GRAVE MË TË FUQISHME TË BOTËS, NË KRYE MERKEL