Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e së enjtes Greqinë. Sipas IGJEUM, tërmeti është regjistruar rreth 40 kilometra larg ishullit grek Zakinos, magnituda ishte 6.8 ballë, ndërsa thellësia 17 km.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 22: 54:44, ndërsa përpos lëkundjes së fuqishme 6.8 ballë janë regjistruar edhe një seri të tjera, por me magnitudë më të vogël.

Lëkundjet e këtij tërmeti përveç Greqisë janë ndjerë në Itali dhe Shqipëri. Në Greqi raportohet për dëme të shumta materiale, ndërsa ka shkaktuar panik te qytetarët që kanë dalë nga banesat duke kaluar natën jashtë.

Në Shqipëri nuk raportohet për dëme materiale nga tërmetet që janë ndjerë gjatë natës.

 

Artikulli paraprakDOMATE TË KALBURA, ORIZ, KOKOSHKA DHE ÇOKOLLATË, AKU BLLOKON 13.3 TON PRODUKTE TË PASIGURTA
Artikulli tjetërALARMOHEN PRINDËRIT, ZHDUKEN DY VAJZA NË TIRANË E LEZHË