Itali- Një tërmet më magnitudë 5.2 ballë ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjte, në orën 20:19 në Molise, 4 kilometra nga Montecilfone, në provincën Campobasso.
Tërmeti është ndjerë edhe në Campania, Abruzzo, Puglia dhe Lazio. Njerëzit vraponin nëpër rrugë, raportojnë mediat italiane.
7 lëkundje të tjera janë ndjerë në minutat në vazhdim me magnitudë nga 2.0 në 3.0. Lëkundja e fundit është ndjerë në orën 20:58, me epiqendër në San Giacomo të Schiavoni (Campobasso) me magnitudë 2.5 ballë, në një thellësi prej 8 km.
Deri më tani nuk ka raportime për njerëz të lënduar, por vetëm dëme materjale.