Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.4 ballë goditi Tajvanin duke shkaktuar deri tani 7 persona të vdekur dhe mbi 150 të plagosur.

Mes viktimave ishte edhe një fëmijë. Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për nxjerrjen e personave të cilët janë bllokuar nga rënia e disa pallateve. Nga ky tërmet i fuqishëm që preku Tajvanin mesnatën e kaluar ekziston frika se ka edhe shumë trupa të pajetë në rrënojat e pallateve të rrëzuara. Mediet kineze raportojnë se Tajvani, qytet në jug-perëndim, është më i godituri nga tërmeti. Vetëm tre vite më parë, një termet me magnitudë 6.3 ballë shkaktoi 4 viktima në Tajvan. Ndërsa në vitin 1999 vdiqën mbi 2300 persona pas një tërmeti 7.6 ballë.

Artikulli paraprakMORATORIUMI I GJUETISË, REAGOJNË GJUETARËT NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërGJORGJETA HILA LARGOHET NGA DREJTIMI I FORUMIT RINOR TË PD