Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar mëngjesin e sotëm në veri të Italisë.
Sipas mediave italiane tërmeti ka rënë rreth orës 5:59 në provincën jugperëndimore të Trentos, jo larg nga liqeni Garda. Sipas gjetjeve të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), tërmeti me magnitudë 3.1 ka rënë në një thellësi prej 11 kilometra dhe epiqendra e tij ishte qyteti Nago-Torbole.
Sipas raportimeve nga tërmeti nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.