Një tërmet me magnitudë prej 6.2 ballë ka goditur veriun e Kilit, ku deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Qendra amerikane e Gjeologjisë, ka njoftuar se tërmeti ka epiqendrën në 41 kilometra në jugperëndim të qytetit Coquimbo, raportojnë mediat e huaja.

Ishte në një thellësi prej 41 kilometrash, kurse zyra kombëtare për situata emergjente në Kili nuk ka raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Si pasojë e tërmetit të fuqishëm shumë qytete kanë mbetur pa energji elektrike, kurse tashmë kanë filluar të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale video të ndryshme të momenti kur dëgjohen dridhjet e para.

Në një video të postuar në Twitter shihet një kafene e mbushur plot me klientë, ku befasisht gjithçka fillon të lëkundet dhe si pasojë e saj ndërpritet energjia elektrike.

Artikulli paraprakBEGAJ VIZITË NË KAZAKISTAN, PRITET ME CEREMONI SHTETËRORE! TAKIM ‘KOKË MË KOKË’ ME HOMOLOGUN
Artikulli tjetërOPERACION ANTI-KANABIS NË SHKODËR, BALLA: ASGJËSOHEN MIJËRA BIMË NARKOTIKE