Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ka goditur natën e kaluar, rreth orës 01:05 të natës (me orën tonë) brigjet perëndimore të Peloponesit, në Greqi, duke shkaktuar frikë të madhe por fatmirësisht asnjë viktime por vetëm shumë dëme materiale.

Epiqendra është lokalizuar në detin Jon, rreth 38 kilometra nga ishulli Zante në një thellësi 14 km.Lëkundjet janë ndjerë deri në Athinë, rreth 300 km në distancë, por edhe në jug të Italisë, Shqipërisë dhe në Maltë.

Dëmet më të mëdha janë regjistruar në Zante, në mënyrë të veçantë në portin e ishullit, që pavarësisht kësaj mbetet në funksion.

Për orë të tëra energjia elektrike është ndërprerë. Në një nga ishuj aty pranë janë regjistruar dëme të mëdha në manastirin antik, ku pjesa më e madhe e Kullës është shembur. Pjesë të një kishe janë shembur edhe në qytetin e Pyrgos, pranë brigjeve.

Pas tërmetit është shpërndarë edhe alarmi për cunam, por sipas të dhënave nuk është verifikuar asnjë anomali me dallgët. Lëkundjet e fuqishme janë shoqëruar edhe nga të tjera tërmete më të lehta.

Edhe në Itali, ka pasur lëkundje në disa qytete, nga Sicilia në Basilikata, nga Calabria në Puglia, deri në Campania. Instituti kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka bërë me dije që ‘në brigjet e Calabrisë, Basilikatës, Puglias, Sicilisë (në Jon) është shpallur alarm portokall, me rritje deri në 1 metra të nivelit të detit.

Artikulli paraprakADEMI INSPEKTON PUNIMET NË TRE KANTIERE
Artikulli tjetërANA E MALIT, NXËNËSIT PO “BRAKTISIN” SHKOLLAT