Lëkundje të lehta sizmike kanë goditur mëngjesin e sotëm vendin tonë.
Tërmeti goditi qytetin e Gjirokastrës rreth orës 06:30. Sipas Institutit Gjeologjik të Tiranës, lëundjet sizmike ishin 2.1 ballë dhe ranë në një thellësi prej 2 kilometra nëntokë. Nuk ka asnjë person të lënduar dhe as dëme materiale. Tërmeti u ndje edhe në disa qytete të Greqisë, fatmirësisht pa pasoja.