Tërmet në Maqedoni, lëkundjet ndjehen në Kosovë dhe Shqipëri
Një tërmet ka rënë në kufirin mes Kosovës e Maqedonisë por lëkundjet janë ndier edhe në Shqipëri. Lëkundjet e tërmetit prej 5 ballësh të shkallës rihter kanë zgjatur rreth 5-6 sekonda, që kanë mjaftuar për të lëkundur tokën dhe për ta ndier njerëzit. Në vijë ajrore Dibra është rreth 120 km nga epiqendra ndërsa rrugë tokësore 200 km. Nga tërmeti nuk raportohen persona të lënduar apo dëme materiale. Lëkundjet sizmike janë regjistruar rreth 7 km në lindje të Shkupit. – Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar prej 5.1 shkallë rihter, ndërsa epiqendra e tij është midis Kosovës dhe Maqedonisë. Lëkundjet sizmike janë regjistruar rreth 7 km në lindje të Shkupit. Tërmeti është regjistruar rreth orës 15:10 minuta. Lëkundjet e tokës janë ndjerë përveç në Shkup, edhe në Tiranë dhe Prishtinë.Tërmeti 5 ballë që goditi pasditen e sotme në Maqedoni ka shkaktuar dëme materiale. Në fshatin Haraqinë lëkundjet e termetit janë ndier jashtëzakonisht shumë.Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihen dëmet e shkaktuar në një market, teksa punëtorja e marketit është duke rregulluar materialin brenda, njofton Zhurnal.Tërmeti i pasdites së sotme në Maqedoni ka shkaktuar dëme materialet, ndërsa mendohet se ka edhe të lënduar.Nuk dihet numri i saktë i tyre, por banorët vendas atje kanë shpërndarë foto në rrjetet sociale nga dëmet e shkaktuara.Tërmeti prej 5.6 ballë ndodhi rreth orës 15:10 minuta, ndërkohë që një tërmet tjetër u lëkund edhe në orët e para të mëngjesit rreth orës 07:00 Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga një valë tërmetesh gjatë ditës së sotme, ku më i fuqishmi prej tyre ka qenë me epiqendër rreth 7 km në lindje të Shkupit, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në Shqipëri dhe Kosovë.Në harkun e 20 minutave janë ndjerë 3 tërmete, i pari dhe më i fuqishmi ka qenë me magnitutë 5,2 ballë dhe me epiqendër pranë kryeqytetit maqedonas, lëkundjet e tij janë ndjerë rreth orës 15:10.Tre lëkundjet e tjera kanë qenë më të lehta duke variuar nga 2.1-2.9 ballë, epiqendra e dz prej tyre ka qenë pranë kufirit Maqedoni-Kosovë-Serbi.Mediat maqedonase raportojnë se nga tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka pasur edhe të lënduar, të cilët janë dërguar me urgjencë nëpër spitalet e Shkupit.