Shqipëria ka shprehur solidaritetin e saj për Marokun, i cili u godit mbrëmë nga një termet me magnitudë 6.8.

Presidenti Bajram Begaj thotë se Shqipëria qëndron me popullin e Marokut në këto momente kaq të vështira dhe se ndan të njëjtën dhimbje së bashku me popullin marokien.

“Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun. Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, shkruan Begaj në X, ish-Twitter.

Artikulli paraprakKENI BËRË PLANE PËR FUNDJAVË? MOS U NISNI PA U NJOHUR MË PARË ME PARASHIKIMIN E MOTIT
Artikulli tjetërSTAR TREND – SUIDA DUSHI