Lëkundje tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter u ndjenë gjatë mëngjesit të sotëm në Puerto Rico.

E vetmja viktimë ishte një 74 vjeçar i cili humbi jetën pasi muri i shtëpisë e zuri poshtë.
Si pasojë e lëkundjeve u ndërpre dhe energjia elektrike në shumë zona të vendit, gjithashtu shumë banesa u dëmtuan por pa rrezik për banorët.

Tërmeti u regjistrua në orën 4:24 të mëngjesit me orën lokale në jug të ishujve karaibeve në thellësinë 6 km.

Vetëm pak orë më pas ajo u shoqërua nga një tjetër tërmet me magnitudë 6 të shkallës Rihter.

Qendra Amerikane e Tsunamit deklarojnë se nuk ka rrezik të goditjes nga një tsunami.

Artikulli paraprakALBIN KURTI TAKON SËRISH ISA MUSTAFËN, PALËT I NDAN POSTI I PRESIDENTIT
Artikulli tjetërGODITI MAKINËN E POLICISË DHE I SHAU, ARRESTOHET