Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4 është regjistruar këtë të hënë në afërsi të lokalitetit Amatriçe në Itali, e ndjerë deri në Romë.

Sipas konstatimeve të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, lëkundja ka patur ipoqendër në 8 kilometra thellësi, ndërsa epiqendër 3 km nga Amatriçe. Lokalitete të tjera që kanë ndjerë lëkundjen kanë qenë Kampotosto, Kortino dhe Arkuata del Tronto.

Për momentin nuk ka të dhëna për dëme në njerëz apo materiale. Më 24 gushtin e vitit të kaluar zona u godit nga një tërmet i dhunshëm me magnitudë 6, i cili la pas rreth 300 të vdekur dhe dëme kolosale. Lëkundja është ndjerë kryesisht nga banorët që jetojnë në banesa të improvizuara, të ngritura që prej tërmetit të kaluar.

Artikulli paraprakARRESTOHET 38-VJEÇARI ME HEROINË
Artikulli tjetërU DËNUA PËR 2 VRASJE,SHQIPTARI I KËRKON DËMSHPËRBLIM SHTETIT