Tjetër tërmet në Shqipëri.
Mbrëmjen e sotme janë regjistruar lëkundje sizmike me magnitudë 3 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër Gjirokastër.
Thellësia e tërmetit ka qenë 14 km.
Ka qenë ora 20:00 kur është regjistruar lëkundja sizmike. Intensiteti i tërmetit ka qenë i vogël dhe nuk raportohet për dëme materiale.
Ky është tërmeti i dytë që shkund Shqipërinë brenda pak ditëve, pasi të dielën u regjistrua një tjetër lëkundje e fortë, 4.5 Rihter në Lezhë, që shkaktoi frikë dhe panik te qytetarët.