Mbi 120 të vdekur dhe mbi 1000 të tjerë të plagosur është bilanci i tërmetit tragjik prej 6.3 shkallësh të Rihterit as ka goditur perëndimin e Afganistanit, raporton BBC.
Numri i viktimave të rritet për shkak se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave. Tërmeti i fuqishëm u pasua me disa pasgoditje midis 4.6 dhe 6.3 shkallësh të Rihterit.
Në qershor të vitit të kaluar, mbi 1.000 persona u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë pasi një tërmet prej 5.99 shkallësh goditi provincën Paktika. Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Afganistanin në pothuajse çerekshekulli.