“Dridhet jugu” – Tërmete të shumta gjatë 2 javëve në jug të vendit

Instituti i sizmiologjisë sqaron se lëvizje tektonike ka patur thuajse çdo ditë. Jugu i vendit është prekur gjatë 2 javëve të fundit nga tërmete. Në orët e para të mëngjesit të së hënës është shënuar një tjetër lekundje në zonën e Fierit. Sizmiologu Edmond Lushi sqaron për Ora News se stacionet e monitorimit kanë regjistruar lëkundjen e tërmetit. Lëkundjet e tërmeteve janë ndierë gjatë këtyre ditëve edhe në zona të tjera të vendit si në Fier, Zharrëz e Marinëz, Vlorë, Lukovë, Cerrik, Belsh, Delvinë. Siç ka konfirmuar edhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në zonen e rreth Marinzes ku edhe kryhen operacione hidrokarbure jane instaluar me mbeshtetjen financiare te kompanise operuese dy mates sizmik. Këto pajisje prej muajsh tashme regjistrojne çdo lekundje ne zonat perreth dhe ofrojne nje baze shume te mire te dhenash per Institutin Sizmilogjik per te percaktuar edhe shkakun e tyre. Ky Institut duhet te prodhoje cdo muaj raporte mbi lekundjet ne zone duke evidentuar shkaqet dhe origjinen e tyre, por ende asnjë i tille nuk eshte bere publik. Nderkohe, operacionet per kerkimin dhe prodhimin e naftes arrijne nje thellesi maksimale deri ne 1.3-.1.4 km, nivel ky ndjeshem me I larte se thellesia e termeteve rregjistruar ne rajonet e Jugut te vendit. Kronologjia e lekundjeve sizmike 1) Data: 19/12/2016 Ora: 00:19:48 M=4 Place: 1 km JP Sheqishte, 2 km VP Zharrez, 3.8 km P Marinez (Fier) 40.71° N, 19.63° E Thellësia: 2.9 KM 2) Data: 18/12/2016 Ora: 00:54:24 M=2.6 Place: 9km P Gjirokaster 40.05° N, 20° E Thellësia: 7 KM 3) Data: 18/12/2016 Ora: 00:52:00 M=2.1 Place: 3km V-L Marinze, Fier 40.75° N, 19.96° E Thellësia: 2 KM 4) Data: 17/12/2016 Ora: 22:14:24 M=2.9 Place: 8 Km V Delvine, 8 Km J-P Gjirokaster 40.01° N, 20.05° E Thellësia: 1 KM 5) Data: 17/12/2016 Ora: 16:39:36 M=4.2 Place: 6 Km L Lukove, 16 Km V Sarande 40.02° N, 19.98° E Thellësia: 2 KM 6) Data: 16/12/2016 Ora: 00:58:09 M=2.9 Place: Vergo, 11 Km V-P Delvine 40° N, 19.99° E Thellësia: 1 KM 7) Data: 15/12/2016 Ora: 19:25:08 M=2.3 Place: 10 Km V-L Fier 40.767° N, 19.6707° E Thellësia: 1 KM 8) Data: 14/12/2016 Ora: 16:03:01 M=2.7 Place: 1 Km P Zharrez 40.71° N, 19.64° E Thellësia: 2.5 KM 9) Data: 13/12/2016 Ora: 21:14:25 M=3.5 Place: 2 Km J-L Roskovec 40.72° N, 19.72° E Thellësia: 1 KM 10) Data: 11/12/2016 Ora: 18:59:56 M=2.7 Place: 1.57 Km VP Marinez, Fier 40.742° N, 19.66° E Thellësia: 1.24 KM 11) Data: 10/12/2016 Ora: 23:02:11 M=2.5 Place: 6 Km Veri Delvine 40.01° N, 20.04° E Thellësia: 5 KM 12) Data: 09/12/2016 Ora: 17:25:45 M=2.9 Place: 7km V-L Lukove 40.01° N, 20° E Thellësia: 3 KM 13) Data: 09/12/2016 Ora: 08:23:22 M=3.4 Place: 1.7 km L Zharrez, Fier 40.715° N, 19.665° E Thellësia: 2.5 KM 14) Data: 09/12/2016 Ora: 01:55:39 M=2.4 Place: 6 Km J Cerrik, 6 Km L Belsh 40.98° N, 19.97° E Thellësia: 1 KM 15) Data: 04/12/2016 Ora: 15:19:16 M=2.6 Place: 17 km Perendim Vlora 40.47° N, 19.3° E Thellësia: 1 KM 16) Data: 04/12/2016 Ora: 04:34:44 M=2.8 Place: 16 km Perendim Vlora 40.43° N, 19.27° E Thellësia: 4 KM 17) Data: 04/12/2016 Ora: 04:32:49 M=2.7 Place: 15 km Perendim Vlora 40.44° N, 19.29° E Thellësia: 3 KM

Artikulli paraprakPËRDHUNOI AMERIKANEN, ZBARDHET DËSHMIA E KAMARIERIT NË POLICI
Artikulli tjetërINTEGRIMI, BUSHATI PRET MINISTRIN GJERMAN. ROTH: VETTING-U, PROCES KYÇ