Tërmeti dëmton burgun e Shënkollit në Lezhë, 150 të burgosur transportohen për në burgun e Reçit. Ndërkohë makinat e policisë me të burgosur po kalojnë qytetin e Shkodrës . Rreth 150 të burgosur që vuajnë dënimin në burgun e Shënkollit janë transferuar në Burgun e Reçit. Shkak për këtë është bërë dëmtimi i një pjese të godinës së burgut si pasojë e goditjes së tërmeteve.
Të burgosurit janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie. Ndërkohë, bëhet e ditur lajmin se ekipet e vlerësimit të Ministrisë së Drejtësisë të shoqëruar nga ekspertët e fushës, kanë kryer verifikimet në të gjitha godinat e burgut, të cilat kanë rezultuar në tërësi pa probleme serioze. Problematike nga vlerësimi i kryer paraqitet vetëm për seksionin nr 2 të Institucioni I Ekzekutimit të Vendimit Penal Lezhë, duke evidentuar mungesën e qëndrueshmërisë së kësaj godine.
Për këtë arsye, gjatë orëve të paradites së ditës së sotshme u vendos evakuimi i 119 të të dënuarve që qëndronin në këtë godinë duke i transferuar Institucioni I Ekzekutimit të Vendimit Penal në Shkodër. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë marrë masat maksimale të sigurisë për transferimin e të dënuarve dhe aktualisht ky proces ka përfunduar dhe të 119 të dënuarit të sigurisë së zakonshme janë sistemuar në burgun në Shkodër.
Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë janë marrë të gjitha masat për shtimin e punonjësve të policisë së burgjeve me qëllim funksionimin normal dhe garantimin e sigurisë. Ministria e Drejtësisë së bashku me të gjitha strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të sigurisë është e angazhuar maksimalisht në marrjen e të gjitha masave për përballimin me sukses të kësaj situate si dhe duke mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm të gjitha institucion”, shkruhet në deklaratë.