Ky vit mund të cilësohet si viti i tërmeteve. Statistikat tregojnë se deri tani janë regjistruar mbi 50 tërmetë nga ku janë ndjerë 932 lëkundje. Fatmirësisht tërmetet kanë qenë të mesme me magnitudë jo më shumë se 5.1 ballë të shkallës rihter .

Ndërkohë tërmetet u pasuan dhe me dy të tjerë të ndodhura pasditën e së shtunës rreth orës 17:35. Lëkundje të forta sizmike u ndjenë në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave dhe Institutit Europian të Sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter epiqendra e të cilit ishte 10 km në veri të Bulqizës në një thellësi prej 25 km.

 

Mati, Klosi e Dibra, ishin qytetet që u prekën më së shumti nga lëkundjet e forta të tërmetit.Tërmeti i pasdites së djeshme la plot dëme materiale në disa qytete, sidomos në veri të vendit si pasojë numërohen plot 200 shtëpi të dëmtuara në Qarkun e Dibrës e për këtë arsye shumë qytetarëve u është dashur ta kalojnë natën jashtë.

 

Muret e shtëpive kanë pësuar plasaritje si dhe kanë rrëzuar orenditë shtëpiake. Në bilancin e publikuar nga ministria e mbrojtjes flitet për 67 banesa të dëmtuara në bashkinë Mat, Klos, Bulqizë dhe Dibër. Lëkundjet e forta të tërmetit kanë shkaktur edhe panik te qytetarët.

 

Tërmeti i dytë është regjistruar pas rreth një ore nga i pari, këtë herë me epiqendër në fushë lurë, rreth 18 km në veri-perëndim të Peshkopisë dhe me magnitudë 3.2 ballë i shkallës rihter. Tërmeti i pasdites së të shtunës është ndjerë edhe në Shkodër. Ndërsa për fat të mirë nuk ka patur dëme materiale.

Artikulli paraprakTRAFIKU “PARALIZON” DALJEN E SHKODRËS
Artikulli tjetërTURISTËT TËRHEQEN NGA BUKURIA E ALPEVE SHQIPTARE