Katër ditë më parë tre tërmete përfshinë rajonin e Shkodrës me epiqendër në liqenin e Shkodrës në zonën e Malësisë së Madhe. Pedagogu i gjeografisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Ervis Krymi thotë se gjithnjë Shkodra është një rajon i rrezikuar nga Tërmetet. Sipas pedagogut Krymi shqetësuese është fakti se në 30 vitet e fundit janë bërë ndërtime të shumta edhe në ato zona në qytet që janë të papërshtateshme për shkak të rrezikut nga tërmetet….

Pedagogu Krymi tregon edhe cilat janë zonat në Shkodër që rrezikojnë më shumë nga tërmetet…

Mungesa e përfshirjes të studimeve sizmiologjike, dhe hidrogjeologjike në planifikimin e territorit në Shkodër në rast të tërmeteve mund të sjellë pasoja fatale për Shkodrën shprehet pedagogu Krymi…

Tërmetet e rëna katër ditë më parë në Shkodër, dy gjatë mesnatës brenda një kohë të shkurtër dhe një tjetër në orët e mesditës krijuan një lloj paniku në Malësinë e Madhe dhe Shkodër, qytete të cilat lëkundjet u ndjenë më shumë por pa pasoja në njerëz apo edhe banesa e biznese.

 

Artikulli paraprakFOTOGRAFIA E DJALIT NGA KOSOVA SHFAQET NË EKRANIN GJIGANT TË TIMES SQUARE NË NEW YORK
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA ARRESTON 42 VJEÇARIN ME ARMË PA LEJE