Një person ka humbur jetën dhe të paktën dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në Bosnje Hercegovinë, si pasojë e tërmetit të fortë prej 5.7 ballë që goditi mbrëmjen e djeshme.

Mediat kroate raportojnë se viktimë ka mbetur një 28-vjeçare, Elmira Sefo, ndërsa të plagosur mbetën prindërit e saj, pasi një gurë i madh i shkëputur nga një shkëmb prej tërmetit, goditi banesën e tyre. E reja mori plagë të rënda, ndërsa ndërroi jetë në spital.

Qytetarët në Bosnje Hercegovinë raportojnë se lëkundja ishte shumë e fortë, ndërsa një grua, 65-vjeçe ka treguar se ishte tërmeti më i fortë që ka përjetuar ndonjëherë.

Dëmet materiale të shkaktuara janë të shumta, teka autoritete kanë dalë në terren dhe kanë nisur inspektimet. Qindra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, prej frikës nga paslëkundjet.

Tërmeti u ndje shumë edhe në vendin tonë, ndërsa po ashtu edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Itali, Slloveni dhe Kroaci.

Artikulli paraprakLAJMI I FUNDIT/ TERMET I FORTE NE SHKODER
Artikulli tjetërRAMA NXJERR PAMJET E STADIUMIT TË RI TË KUKËSIT: SOT PRET SPORTDASHËSIT PËR LOJËN E PARË NË FUSHËN E RILINDUR