Të paktën 25 persona janë vrarë dhe 450 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një tërmet i fuqishëm që goditi Kashmirin dhe Pakistanin ditën e martë.

Lëkundjet me magnitudë 5.8 dhe intensitet deri 7 ballë shembën urat, shkollat, kishat dhe shtëpitë e banorëve, shkulën shtyllat e tensionit dhe çanë rrugët për makina në zonat midis Kashmirit dhe Pakistanit.

Në rajonin e Mirpurit, ku u shënua numri më i madh i viktimave, qindra persona morën pjesë të mërkurën në ceremonitë e varrimit.
Më i vogli ndër ta ishte vetëm 1 vjeç e gjysmë.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Kan, nëpërmjet rrjeteve sociale ngushëlloi familjarët dhe urdhëroi vlerësimin e dëmeve dhe ndihmave.

Ndërsa përfunduan operacionet e kërkim-shpëtimit nga ana e ushtrisë, shumë vendës zgjodhën që natën ta kalojnë jashtë banesave prej frikës nga paslëkundjet.

Më të prekurve në zonën e Kashmirit të administruar nga Pakistani u janë siguruar ushqime dhe vendstrehime të përkohshme.

Një tërmet edhe më vdekjeprurës goditi rajonin në vitin 2005.
Zhvendosja e masave nëntokësore formoi lëkundje me forcë 8 ballë, duke u marrë jetën mbi 80 mijë personave, nga të cilët 19 mijë fëmijëve që po ndiqnin mësimin në shkolla.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 800 KG MARIJUANË, ARRESTOHEN SHQIPTARËT
Artikulli tjetërTHEU KËMBËN GJATË NDESHJES, DËRGOHET NË SPITAL NË BAGAZHIN E TAKSISË