Një tërmet i fortë tronditi Kinën Jugperëndimore duke lënë pesë të vdekur dhe 63 të plagosur.
Thuhet se të gjithë të vdekurit ishin turistë. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.5 ndodhi pranë një parku të njohur pranë Jiuzhaigou duke shkaktuar panik te banorët. Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:20 të mëngjesit duke prekur një zonë prej 20 kilometrash. Parku kishte shumë turistë në atë moment pasi vizitojnë ujëvarat spektakolare dhe formacionet karstike që ndodhen aty.