Kombet e Bashkuara kanë dërguar karvaninin e parë të ndihmës në Siri, e cila është goditur nga tërmeti shkatërrues i ditës së hënë. Turqia dhe Siria janë dy vendet e prekura nga tërmeti me magnitudë 7.8, ku humbën jetën më shumë se 19 mijë persona.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se karvani është i përbërë nga 6 kamionë që transportonin sende strehimi dhe artikuj jo ushqimore, kaloi përmes Bab Al Hawa, i cili është i vetmi korridor i ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë.

“Ka filluar operacioni i ndihmës ndërkufitare të OKB-së. Jemi të lehtësuar që jemi në gjendje të arrijmë tek njerëzit në Sirinë veriperëndimore në këtë kohë të vështirë dhe emergjente. Shpresojmë që ky operacion të vazhdojë, pasi ky është mjet shpëtimi humanitar dhe i vetmi kanal që lejon kalimin për në Siri”, tha drejtuesja e zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Turqi, Sanjana Quzai.

Artikulli paraprakNUK NDRYSHOI NORMËN E INTERESIT, JA ÇFARË THOTË BSH
Artikulli tjetërPROTESTA E 11 SHKURTIT/ BERISHA U JEP POROSITË E FUNDIT DEMOKRATËVE