Qindra refugjatë sirianë që jetonin në Turqi, po kthehen në atdheun e tyre të shkatërruar nga tërmeti i datës 6 shkurt. Autoritetet turke kanë njoftuar hapjen e pikave kufitare për sirianët pas tërmeteve javës së kaluar, ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz. Zyrtarët kufitarë kanë raportuar se më shumë se 1790 sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Të vetmit refugjatë sirianë që lejohen të hyjnë, janë ata me karta “mbrojtje të përkohshme” nga 10 provincat turke të shkatërruara nga tërmetet, Gaziantep, Hatay, Sanliurfa, Adana, Kahramanmaraş, Diyarbakir, Kilis, Adiyaman, Osmaniye dhe Malatya. Sipas Drejtorisë së Emigracionit të Turqisë, 460,150 refugjatë sirianë u regjistruan si banues në qytetin jugor të Gaziantep dhe 354,000 refugjatë në qytetin e Hatay që nga 1 shkurti. Mbetet e paqartë për sirianët e kthyer se çfarë mund të presin në shtëpi. Pasi tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.6 goditën veriun e Sirisë dhe Turqinë.

Tërmeti goditi fort Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga rebelët. Më shumë se katër milionë njerëz që jetojnë atje janë përballur me sulme ajrore dhe artilerie të qeverisë për vite me radhë. Shumë sirianë në rajon janë zhvendosur më shumë se një herë nga lufta siriane dhe shumë prej tyre jetojnë në vendbanime të mbushura me tenda.

Artikulli paraprakPËR HERË TË PARË NË EVROPË, SPANJA MIRATON LIGJIN PËR
Artikulli tjetërSTAR KIDS – BEKIM BALAJ