Dy personat e lënduar me fraktura njëri në dorë dhe personi tjetër në këmbë mbërritën në urgjencën e spitalit në të gdhirë të ditës së sotme. Menjëherë stafi mjekësor I I ka dhënë ndihmën e parë dhe pas pak orësh ata kanë lënë ambjentet e spitalit. Burime nga spitali
rajonal I Shkodrës bëjnë me dije se dy qytetarë nga shkodra janë lënduar nga paniku në tentativë për ti shpëtuar lëkundjeve të fuqishme. Ndërkohë një ekip me 6 infermierë të spitalit të Shkodrës u nisën mëngjesin e sotëm drejt Thumanës për ti shkuar në ndihmë autoriteve dhe banorëve