Dy muaj pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, Këshilli i Ministria ka shpallur 18 zonat ku do të ndërtohen lagjet e reja për banorët e prekur nga ky fenomen.

Në një konferencë për shtyp, ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj teksa publikoi edhe zonat se ku do të bëhen këto ndërtime, theksoi se ato do të bëhen duke u mbështetur tek standardet.

Në lidhje me procesin e rindërtimit në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, sot Këshilli i Ministrave shpalli 18 zonat e reja për zhvillim. Dua ti citoj një për një”, tha Ahmetaj. Ai shtoi mes të tjerash se; “Ju garojmë se këto dy muaj qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor i ka përdorur për të bërë gjithçka nga A deri tek shpallja e zonave siç i citova më lartë. Të dashur qytetarë që jetoni në zona të vështira këtu nuk bëhet fjala për të ndërtuar ‘shkel e shko’”.

Ministri i bëri apel qytetarëve që të aplikojnë në platformë. “Përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje qytetarëve të përshpejtojnë aplikimin në platformën elektronike që të kalojmë në momente të tjera. Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion, kanë aplikuar rreth 200 familje. Aplikoni sa më shpejt, procesi është i thjeshtë”, tha Ahmetaj.

18 ZONAT E REJA
-Njësia administrative Shijak
-Njësia administrative Laç, bashkia Kurbin
-Njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë
-Njësia administrative Laç, Kurbin
-Në bashkinë Krujë janë shpallur dy zona;
-Bubq
-Fushë-Krujë, bashkia Krujë

-Në bashkinë Durrës është shpallur një zone
-Në bashkinë Vorë një zonë
-Në bashkinë Kavajë një zonë

-Në Tiranë janë 9 zona për zhvillim;
-Zonën 5 maj
-Zona e ish-Uzinës së Auto traktorëve,
-Zona e Kombinatit,
-Zona e universitetit Bujqësor të Tiranës,
-Zona në njësinë administrative Balduksh,
– Zonë e re në Njësinë Administrative Ndoq,
– Zonë e re në Vaqar,
-Zonë e re në Zall Herr

Artikulli paraprakLEZHË, BANORËT: KEMI FRIKË, NA INSPEKTONI PALLATET
Artikulli tjetërBELTOJË, FSHATI KU PËRROI “ZHDUK” RRUGËT