Presidenti turk Tajip Erdogan ka ndarë shpresat e tij se Turqia do të kapërcejë “këto ditë të vështira”. Në një mesazh i cili u shpërnda së bashku me një imazh të liderit turk duke përqafuar një grua në skenën e zonës së tërmetit, Erdogan tha se populli turk është pjesë e një kombi që beson se vështirësitë kalojnë shpejt.
“Ne jemi një komb që beson se me çdo vështirësi ka një lehtësi. Shpresoj t’i kalojmë këto ditë të vështira me një zemër dhe një dore.”- shkroi ai.
Dje, Erdogan e përshkroi tërmetin e fuqishëm që shkatërroi pjesë të Turqisë juglindore si “një nga fatkeqësitë më të mëdha me të cilat është përballur kombi i tij në histori.