Kur kanë kaluar tre ditë nga tërmeti që tronditi vendin tonë dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, në disa zona të Tiranës dhe të Durrësit, kryeministri Rama ka deklaruar se askush nuk do të mbetet vetë.

Ndër të tjera me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama sqaron se të gjithë strukturat përkatës janë në terren duke u kujdesur për të gjitha familjet e prekura.

Kryeministri ka shpjeguar se për familjen Stafaj ku tërmeti u prishi banesën në periferi të Tiranës do të rregullohet për pak muaj .

“Askush s’do të mbetet vetëm. Për fat të mirë Lenri 3 vjeçar dhe Samiu, gjyshi i tij, i pamundur fizikisht për të lëvizur vetë, si dhe e gjithë familja Stafaj në Picallë, larg në periferi të Tiranës, janë mirë dhe pa dëmtime, ndërsa shtëpia e tyre e vjetër tashmë është e pabanueshme nga pasojat e tërmetit. Ogerta me Xhemalin, me ekipin e shërbimit social dhe strukturat vendore,

bënë evakuimin e familjes në një qendër emergjence të përkohshme, në një strehë të sigurtë, ku marrin edhe shërbimet e nevojshme sociale e shëndetësore. Ndërkohë, shtëpia e tyre është përfshirë në planin e rindërtimit dhe ata do të kthehen pas pak muajsh, në shtëpinë e rilindur falë mbështetjes sonë”, shkruan kryeministri Rama.

 

Artikulli paraprakPËRMBYTEN TRE SHKOLLA NË TIRANË, MINISTRJA: NUK DO TË KETË MËSIM
Artikulli tjetër“PAS LAJMIT TË RREMË PËR TËRMETIN QËNDON META” REAGON PRESIDENCA: NJË SQARIM PËR “IDIOTËT E DOBISHËM” DHE TË PADOBISHËM