5-vjetori i tërmetit e gjeti në këtë kasolle të mbuluar me llamarina 77-vjeçarin Vat Bregu në fshatin Torovicë të Lezhës.Banesa ku jetonte i moshuari bashkë me 4 pjestaret e familjes së djalit tij, u bë e pabanueshme nga lëkundjet e forta sizmike të 26-nëntorit të vitit 2019 dhe u shemb për ti hapur rrugë rindërtimit, por prej asaj kohe asgjë nuk ka ndryshuar.

Situata për këtë familje bëhet edhe më e vështire, pasi djali bashkë me njërin prej fëmijeve të tij janë të sëmure kronik.Pasi jetuan prej më shumë se tre vitesh në kontenier dhe nuk panë asnjë dritë shprese për rindërtimin e shtëpise ata janë zhvendosur me qira në qytetin e Lezhës, ndërsa vetë i moshuari po qëndron në fshat.

Teksa tregon vështiresitë që po përballet nga jetesa në kasolle sidomos në këtë kohe dimri, i moshuari thotë se askush nuk i jep përgjigje në lidhje me rindërtimin e shtëpisë, ndërsa kushtet e vështira e kanë bërë dhe të sëmure.

Përballë mungeses së vemendjes nga institucione përgjegjëse Vatë Bregu ka një apel për shtetin shqiptar.

Në lidhje me familjen e Vat Bregut Bashkia Lezhë bën me dije se trajtohet me bonus qiraje me vlerë 20 mijë lek të reja, ndërsa proçesi i rindërtimit për 41 banesa individuale përfshire dhe këtë rast në fshatin Torovicë ka stopuar për shkak të rritjes së kostos.Bashkia e Lezhës i është drejtuar zyrtarisht me shkresa Qeverisë Shqiptare por nuk kanë marrë përgjigje për alokimin e fondeve.

Artikulli paraprakKULTIVIMI I KANABISIT, PRODA: KA SHTIM TË SHTËPIVE TË BARIT! LUFTA JONË TANI PËRQËNDROHET KËTU
Artikulli tjetërFESTAT E NËNTORIT NË SHKOLLËN “KARL GEGA”