Pashk Pepa është një qytetar, banesa e të cilit u bë e pabanueshme nga tërmeti I 26 nëntorit 2019.Pamundësia për të paguar, pasi nuk ka përfituar as nga program I rindërtimit dhe as bonus qeraje, e ka detyruar atë të kthehet të jetojë në banesën e dëmtuar nga tërmeti në Laç.
Pashk Pepa kërcënon me veprime ekstreme nëse problemi tij nuk do të marrë zgjidhje.
Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i vitit 2019 dhe sot tre vite më pas shumë familje vijojnë të jenë të pastreha.