Ish-deputetja e partisë demokratike Lindita Metaliaj ka publikuar fotot e një pallati në Lezhë i cili është shpallur i pabanueshëm . Përmes një postimi të saj në facebook Metaliaj shkruan se Lezha eshte totalisht jashte vemendjes ,edhe pse jemi ne javen e trete nga termeti i 26 nentorit.

Sipas saj nga verifikimet e para shume pallateve u eshte vene shiriti i kuq si te pabanueshme,por ato familje vazhdojne te jetojne ende aty,duke rrezikuar jeten e femijeve dhe te familjareve te tyre. Ndërkohë banorët e këtij pallati bëjne apel për ndihmë

Aktualisht 14 grupe verifikime të masës së rrezikut po konstatojnë dëmet në të gjitha pallatet në Lezhë. Sipas përfaqësuesve të komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile në Qarkun e Lezhës, 80 pallate paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe janë shpallur të pabanueshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, VIJON DËMTIMI I INVESTIMEVE PUBLIKE
Artikulli tjetërPROTESTË NË POSTRIBË, BANORËT DUAN RRUGËN ME STANDARDE